Nikolla-Loverdos: Shqipëria gati të rishikojë disa nga tekstet shkollore

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, e cila në konferencën e përbashkët me homologun grek, tha se komisioni i përbashkët me ekspertë mes dy vendeve do merret me këtë çështje.  Ky komision është ndërtuar që në vitin 2007 por vetëm tani ka mundur të bëhet realitet.

“Ka një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe një nivel të ri të marrëdhënieve, që përkthehet në përfitim mes dy vendeve në arsim dhe sport. Armiqtë e fëmijëve tanë, janë papunësia, borxhi publik, varfëria. Sfida jonë është investimi, dhe një luftë ndaj këtyre armiqëve.  

Shkollat e minoritetit grek janë pajisur me tekste shkollore para fillimit të shkollës, ka dhe rritje të cilësisë së librave. Gjuha greke është pjesë e provimeve të Maturës Shtetërore.

Do të ketë investime në projekte në infrastukturë shkollore ku studiojnë fëmijë të minoritetit grek. E kemi deturim dhënien e një arsimi cilësor.

Me riaktivizimin e këtij komisioni të përbashkët do të merremi dhe më studimin e teksteve shkollore për historinë, gjerografinë, kulturën dhe ekonominë.

Për ne Greqia është një partner i rëndësishëm, mujat e fundit na mbështeti dhe në rrugën drej BE”, tha Nikolla.

Në vijim ajo shtoi se produkti do të jetë në parametrat që ne duam të edukojmë fëmijët tanë,  atdhedashuria ka një dallim nga nacionalizmi dhe ne nuk do edukojmë fëmijët me frymën e urrejtjes për fqinjët tanë.

Ministri grek i Arsimit Andreas Loverdos u shpreh se çdo vendim do të merret me konsensus.

“Komisioni merr vendim kur dy palët bien dakord. Askush nuk do t’i imponohet tjetrit, do të ketë konsensus që të ketë vendim pastaj. Ne nuk i thanë anëtarëve të komisionit që shiko ka çështje të ndaluara. Pra për mua është shumë konkrete, dy vendet tona ndodhen në një pikë shumë të mirë. Statusi i vendit kandidat e detyron Shqipërinë të ketë marrëdhenie të mira dhe detyron Greqinë të ketë një politikë të fqinjësisë së mire”,theksoi ai.

Në vijim Loverdos u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare sa i përket arsimit. Ai tha se tani marrëveshjet e arritura tani duhet të zbatohen.

“Fëmijët e minoritet grek duhet të kenë arsimin më të mirë të mudshëm, dhe në duhet të bëjmë detyrën tonë. Ju faleminderit për bashkëpunimin! Morra një tregues të qartë të karakterit tuaj që më lejon të jem i sigurt se gjithcka do ta bëjmë në mënyrë sa më të mirë”, deklaroi Loverdos.

Por, ministri grek i Arsimit  ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve se kur fëmijët shqiptarët në Greqi do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në shkolla.

“Falë bashkëpunimit tonë, u përmend çështja e minoritetit etnik grek sa i përket minoritetit. Ne arsimojnë dhjetara mijëra fëmijë shqiptarë, kuptohet që kjo çështje është brenda e atyre që diskutojmë. Është çështje e diskutimeve të këtij  komisioni”, tha ai.

SHKARKO APP