Nikolla me mësuesit: Çfarë do të ofrojë viti i ri shkollor

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e procesit të ri mësimor në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, vjen një mesazh nga ministrja Lindita Nikolla.

Teksa solli në vëmendje punën e bërë në këtë sektor, Nikolla tha se ka ende punë për t’u bërë. Në një takim me mesuesit e punesuar nga portali, Nikolla tha se numri një i arsimit tha se këtë vit, 400 mijë nxënës do të mësojnë me kurrikulën e re.

“Lëndet me zgjedhje në gjimnaze ishin një makth. Po përmbyllim reformen në gjimnaze. Transformuam tërësisht sistemin e kualifikimit. Janë trajnuar mbi 20 mijë mësues. E kam ndjerë shpesh peshën e kritikave. Çdo nismë e ministrisë etiketohej si skandal. Ne përafruam tekstet me standardet e BE. Ka një shndërrim rrënjësor kurrikular, pasi më parë programet ishin tmerrësisht të ngarkuara”, tha Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?