Nikolla: Penalizimet dhe heqja e mësuesve nga puna janë spekulime

Gjatë ditës së sotme rreth 16.500 mësues që janë në marrëdhënie pune dhe drejtuesit e shkollave i janë nënshtruar vlerësimit nga ana e MAS, për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional. Pas implementimit të këtij instrumenti për mësuesit e Tiranës, ditën e sotme vlerësimi u zhvillua në 13-të Drejtoritë Arsimore Rajonale. E pranishme për të monitoruar të gjithë procesin ishte edhe vetë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Durrës.
Skemën e vjetër të trajnimeve dhe kualifikimeve, ministrja e quajti një skemë shitblerjes kreditesh duke u shprehur se nuk i plotësonte nevojat reale për zhvillimin profesional të mësuesve e për këtë MAS do të prezantoi në ditët në vijim një skemë të re me standarde evropiane kualifikimi dhe trajnimi.
Gjithashtu Ministrja e Arsimit sqaroi edhe njëherë se, nuk bëhet fjalë që vlerësimi bëhet për penalizime mësuesish apo largime nga puna duke i quajtur këto spekulime si një gënjeshtër e radhës e atyre që shkatërruan arsimin.
Pyetjet e këtij vlerësimi janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre professional, thuhet në njoftimin e MAS.
Në këtë vlerësim nuk u përfshinë mësuesit që kanë arritur shkallën e I-rë të kualifikimit dhe ata me një eksperiencë pune mbi 20 vite në sistemin arsimor

SHKARKO APP