Nikolla-Veliaj, inaugurojnë shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, morën pjesë sot në inaugurimin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, në kuadër të investimeve të reja të bëra në këtë shkollë, financuar nga donatorë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Nikolla tha se “është i rëndësishem forcimi i një bashkëpunimi me fëmijët, pra krijimi i një raporti të ri me ta”.

Ministrja Nikolla premtoi gjithashtu se “do të mundësojmë procese trajnimi për mësuesit, që edukukimi dhe kualifikimi i tyre të përputhet me kërkesat e kohës, e t’u vijë në ndihmë fëmijëve”.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shumë e rëndësishme mbështetja e kontribuesve, donatorëve, që investojnë për përmirësimin e kushteve të shkollave.

“Ne mbështesim të gjithë kontribuesit që ndihmojnë me investime për shkollat dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit. Për shkollat speciale ne ofrojmë transport falas, ndërkohë që vitin që vjen shkollat speciale do të jenë pjesë e investimeve të Bashkisë’, tha Veliaj.

SHKARKO APP