Nikollaq Neranxi: Metamorfoza e deputetit Taulant Balla nga politikan në agjent marketingu

Nga Nikollaq Neranxi

(President i kompanisë “Neranxi”. Kryetar i shoqatës për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut të Shqipërisë)

Nuk arrija tu besoja syve teksa shihja kete video! Taulant Balla, deputet i Kuvendit te Shqipërisë, duke i bërë marketing të pastër dhe të pacipë një kompanie private. E pashe videon deri ne fund per te kuptuar arsyen e vizites se nje deputeti ne këtë kompani private, por nuk gjeta asgjë. Mendova mbase dikush atje ka bërë ndonjë shpikje që do ta çojë përpara ekonominë, ose ka bërë ndonjë vepër tjetër në shërbim të komunitetit, por përsëri nuk gjeta. Ishte nje kompani duke bërë punën e saj të perditshme dhe Taulanti qe vinte verdalle duke bërë reklamë . Tani, une e kuptoj mire që pushtetaret sot ndihmojnë miqte e tyre ose me keq, promovojne bizneset e tyre, por jo kaq hapur dreqi e mori! Ju ka plasur cipa fare!
Taulant, kam nje pyetje per ty, mbi cfare kriteresh u bazove kur e quajte kompanine e mikut tend ose tenden, “si standartin me te larte te lendeve te para te industrise prodhuese ushqimore”? Kur e the kete a mendove se po iu ben padrejtesi kompanive te tjera qe kryejne te njejtin aktivitet? Natyrisht qe nuk e mendove dhe as te behet vone fare!
Pra ti “impresionohesh” nga nje kompani qe ka punesuar 50 vetë dhe nuk të bën përshtypje Kompania Neranxi psh që bën një aktivitet të ngjashëm, që ka punësuar mbi 400 veta dhe iu jep bursa falas 1000 të rinjve çdo vit, që të bëhën specialistë të kulinarise! Apo nuk shkon aty ti, meqe pronari nuk di ti beje fresk asnje pushteti, madje ka edhe kurajo te denoncoje!!!
Ky eshte një precedent shumë i rrezikshëm dhe per kete arsye, jam konsultuar me avokatet e mij dhe ata bien dakord qe kjo eshte nje shkelje e rende ligjore ( ligje qe i ke miratuar vete) si dhe cenim i konkurrences se lire. Keshtu qe ne cilesine e Kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, por edhe si sipemarres, ju bej me dije se kemi vendosur te hapim nje proces gjyqesor ndaj deputetit Balla dhe me pas ndaj cdokujt qe e e perdor mandatin per interesa personale!
Takohemi ne gjyq Taulant!

(Shënim i redaksisë: Gazeta është hapur për të botuar dhe qëndrimet e personave të përmendur në shkrim)

Metamorfoza e nje deputeti, Taulant Balla nga politikan, ne agjent marketingu

Nuk arrija tu besoja syve teksa shihja…

Posted by Nikollaq Neranxi on Tuesday, December 8, 2020

SHKARKO APP