Nikos Kotzias: Duam të zgjidhim problemet me Shqipërinë, por PDIU parti fashiste

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi se ka ndërmend t’i propozojë palës shqiptare një zgjidhje paketë për gjithë problemet në marrëdhëniet dypalëshe. Sipas tij zgjidhja do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve. Kotzias e ka bërë këtë deklaratë gjatë ligjëratës që mbajti në qendrën e studimeve europiane në Kolegjin Saint Antony’s College të Universitetit të Oksfordit. Një pjesë e mirë e ligjëratës me temë “Politika e jashtme greke në kohën e krizës”, u kushtohej marrëdhënieve të Greqisë me vendet fqinje. Marrëdhënie që mbartin jo pak problematika.  – “Me Shqipërinë në lidh një e kaluar e përbashkët e pasur, ëndrra dhe perspektiva të përbashkëta. Ekzistojnë edhe shumë probleme nga e kaluara, por edhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit të vendit fqinj, si mos zbatimi i atyre për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, të drejtat e minoritetit grek. Ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një zgjidhje paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve”. Sipas Kotzias, zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni. Sa i përket PDIU-së, shefi i diplomacisë greke e ka cilësuar atë si parti naziste.

SHKARKO APP