Nipi akuzohet për përdhunimin e gjyshes, familjarët: E gjetëm të zhveshur
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e raportuar këtë të premte në qytetin e Lushnjës, ku një 36-vjeçar me iniciale S.M. , ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 89-vjeçare.
Djali i të moshuarës, Ismet Meçani, thotë se nëna e tij jo vetëm është dhunuar, por edhe është përdhunuar nga nipi i saj. Në një intervistë të dhënë për Top Channel ai rrëfen se 89-vjeçarja tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se kur kanë hyrë në banesë e kanë gjetur të moshuarën të zhveshur.
Dëshmia
U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? ja ky më tha.
Atë e ka djalin e djalit?
Po.
Çfarë i kishte bërë nënës?
E Kishte zhveshur, kishte bërë punën e veta.
Po ai djali e pranon?
Jo se pranon ai, as të rrahurën.
E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha.
kush e njoftoi policinë?
Unë.
Ju dyshoni që e ka bërë?
Po se plaka ishte e zhvesur, trupi është i goditur.
Vuan nipi nga crregullime mendore?
jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.
Ai është 35 vjeç Saimir Hamzai e ka emrin.
Është djali i gruas.Kishte ardhur nga Greqia.