Nipi i Ahmet Zogut i del kundër Princeshës Elia: Turp!

Princesha Elia Zaharia doli hapur dhe firmosi për shëmbjen e teatrit Kombëtar, krah 65 artistëve të tjerë.

Kur kanë kaluar pak ditë nga qëndrimi i saj, ka reaguar nipi i Mbretit Ahmet Zogu ndaj qëndrimit të princeshës Elia Zaharia.

Në një reagim publik, nipi i mbretit, Skënder Zogu kundërshton qëndrimin e princeshës Elia dhe u bën thirrje të gjithë legalistëve që të kundërshtojnë projektin për shembjen e teatrit, që sipas tij është prona historike e kohës së Mbretit Zogu I.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thirrje gjithé Legalitsve, ju ftojé té kundershtoni projektin e shembjes e Teatrit Kombetar ne Tirané, prona historik té kohés Mbretit Zog I re i Shqiptarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashté turpi madhe me e xhduké njé Shtepin e Kultures que Mbreti e vendosi dhe i dha burse shumé artistve, njé mundesi vlersimi i artit ne favor té popullit shqiptar.

I keshillojé autoritetét shqiptare ta shembin Pyramiden e dembshme té Enverit né qender e Tiranes, dhe Teatrin Kombetar ta prezevojné si Myze.

Kjo doté jet nje respekté karshi vlerat e Mbretit Zog.Skender Zogu”, shkruan nipi i Mbretit Zog.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?