Nipi i Qazim Mulletit në Kuvend: “Jeni për turp e faqja e zezë!”

 

“T’ju them shokë, nuk jemi shokë. T’ju them zotërinj, zotërinj nuk jeni!”.

Me këto fjalë, Tanush Mulleti, nipi i ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit, iu drejtua deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Përfaqësues i një shoqate që mbron interesat e ish-pronarëve, Tanush Mulleti ishte ftuar në diskutimet e ligjit për pronat.

Duke qenë se në 25 vite pluralizëm, kjo çështjë zvarritet, edhe durimi i ish-pronarëve sipas tij, ka marrë fund.

“Ky vend është ferri i Shqipërisë”, ka thënë Tanush Mulleti, duke iu referuar zyrës së Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

“E filluat me Rusmalin dhe e mbaruat me Byronë Politike. Turp e faqja e zezë!”, u tha Mulleti deputetëve, që ndërkohë merreshin me celularët e tyre gjatë mbledhjes.

SHKARKO APP