Nipi i tij në kërkim nga policia e Lezhës për terrorin në lokal, reagon deputeti i PS
Deputet i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar pasi policia e Lezhës konfirmoi që nipi i tij Ramazan Rraja është shpallur në kërkim si person i dyshuar i përfshirë në një ngjarje të ndodhur 1 muaj më parë.
Në një prononcim për Faxnews, deputeti tha se ka tre muaj që nuk ka folur me nipin e tij.
“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja.
28-vjeçari bashkë me dy shokët e tij dyshohet se tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në një lokal ne fshatin Zejmen te Lezhes me armë e maska.
Policia tha sot në njoftimin për mediat se të tre të dyshuarit rezulton se menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

