Nipi vrau barbarisht gjyshen. Policia jep detajet

E moshuara Floresha Shkurti, e gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një ditë më parë, nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrore por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Policia e Durrësit, përmes specialistëve të saj hetimorë ka bërë të mundur detajimin e plotë të ngjarjes. Sipas asaj që raportohet nga policia, për vrasjen e shtetases 81-vjeçare është arrestuar nipi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Ai, dyshohet se mesditën e së enjtes ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, siç thuhet për motive të dobëta, ndërsa 81-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

21-vjeçari Redmon Gruda, do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruda ishte përdorues hashashi dhe dyshohet se e ka vrarë gjyshen e tij pas debatit se nuk i jepte lekë. Ai fillimisht dje u shoqërua pasi raportoi ngjarjen, ndërsa më pas grupi hetimor ka gjetur prova bazuar edhe mbi autopsinë duke e arrestuar të riun, pasi e moshuara kishte shenja dhune dhe gjak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?