“Nipin tim e vranë vetëm për një shikim”

 

Në këto ditë të nxehta intensifikohen edhe ngjarjet e rënda.

Çdo ditë në media sheh lajme për vrasje, vetëvrasje dhe aksidente të rënda.

Një i tillë u shënua dy ditë më parë, kur një i ri i vra në pishina në zonën e Vorës.

Klevis Disha do mbushte 20 vjeç për pak ditë, por u qëllua nga disa adoleshentë.

Xhaxhai i djaloshit nga Nikla e Krujës, Ramazan Disha, thotë për Panoramën se ai nuk u qëllua pasi u zunë për një femër, por thjesht për një shikim.

“Djemtë tanë ishin ulur në shezlongët anës pishinave dhe po bisedonin me njëri- tjetrin. Ndërkohë Klevisi shkon afër banakut për të marrë një hamburger. Në këto momente debaton me dy të rinj të tjerë, të cilët nuk i njohim ende. Ata e pyesin pse na shikon, ndërsa Klevisi u është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. Njëri prej tyre ishte ngritur dhe e kishte goditur me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas kanë ndërhyrë edhe vëllai dhe kushëriri i tij, si dhe dy bashkëfshatarët tanë, të cilët po ashtu mbetën të plagosur pasi personi që kishte thikën në dorë qëllonte këdo që i dilte përpara”.

Policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes, një 17 dhe një 18- vjeçar.

SHKARKO APP