Nis aksioni për energjinë, 50 padi vetëm në Kukës

Prokuroria e Kukësit ka dërguar vetëm brenda ditës së sotme kërkesa për gjykim për  procedime penale ndaj 50 personave, të akuzuar për “vjedhje të energjisë elektrike.

5 prej tyre janë administratorë subjekteve private, 2 prej të cilëve janë hetuar në masë “arresti me burg”.

Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se këta persona, në mënyrë të paligjshme, furnizonin lokalet e tyre të shërbimit me linjë elektrike dytësore të fshehtë, raporton Vizion Plus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pjesa tjetër e të pandehurve janë abonentë familjarë .

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi  është  rrethi me nivelin me të lartë të vjedhjes së energjisë  elektrike.

Ndërkohë, në Fier ka pasur 14 procedime penale  ndaj personave që janë përfaqësues te bizneseve dhe kanë abuzuar prej vitesh  me energjinë.

Në Elbasan ka janë regjistruar 8 procedime penale.

Operacioni për prerjen e lidhjeve te paligjshme dhe ndëshkimin e vjedhësve vazhdon në të gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?