Nis aksioni për shembjet/Gruaja përlotet para policisë në Ksamil, efektivi: Mos e zgjat me mua (VIDEO)

Siç edhe u paralajmërua para disa ditësh nga kryeministri Edi Rama, pronarët e objekteve të cilat janë vënë sot nën shenjestrën e IKMT-së, janë përplasur me efektivët e policisë.

Një pronare e një biznesi në Ksamil, të cilës do t’i prishet ndërtesa ka debatuar me një efektiv policie. Në videon e publikuar nga Faxweb, ajo dëgjohet teksa kërkon shpjegim për arsyen e vendimit për prishjen e biznesit të saj.

“Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?”,-u shpreh gruaja në Ksamil. Eektivi i policisë nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por është shprehur ndaj saj me fjalët ”Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?