Nis aksioni, Task Forca liron hapësirat publike në plazhin e Durrësit

Këtë të hënë, Task Forca ndërinstitucionale në qarkun e Durrësit ka inspektuar plazhet e zonës që mbulon me qëllimin zbatimin e ligjit për respektimin e hapësirave publike, përmbushjen e detyrimeve të subjekteve private që administrojnë plazhet etj.

Gjatë inspektimit Task Forca mbështetej nga policia bashkiake si dhe ajo e rendit. Ndërsa nga verifikimet janë konstatuar disa problematika që kanë të bëjnë si me zaptimin nga subjektet private të hapësirave të plazheve të caktuara për plazh publik, ashtu edhe me mos gjetjen në vendet e tyre të rojeve të plazheve.

Inspektime të tilla nga Task Forca ndërinstitucionale do të zhvillohen gjatë gjithë sezonit veror, ku të qendër të punës së saj do të jetë edhe respektimi i zonave për lundrimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese, qofshin ato turistike dhe ato që jepen me qira për pushuesit.

SHKARKO APP