Nis aplikimi në portalin “Mësues për Shqipërinë”
Hapet portali “Mësues për Shqipërinë” për arsimtarët, të cilët kanë përfunduar fazën e parë të garës për një vend pune, konkurrimin me dosje.
Ministria e Arsimit sqaron kandidatët se aplikimi në portal do të nisë nesër, ndërsa kandidatët e kualifikuar në fazën e parë do të kenë në dispozicion pesë ditë kalendarike për të kryer procedurën që i hap rrugë testimit të 21 janarit 2017.
Aplikimet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës, nga ora 08:00 deri në mesnatën e 16 dhjetorit. Por më parë, ata duhet të tërheqin pranë Drejtorive Arsimore Rajonale fletën e pranimit me qëllim aplikimin në portal.
Ndonëse testimi do më shumë se një muaj të zhvillohet, gjatë kësaj kohe kandidatët mund të mësojnë falë programeve orientuese që tashmë janë publikuar në faqen zyrtare të Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe MAS.
KOHA JONË SONDAZH

