Nis aplikimi për bursa në Itali – UT publikon procedurat. Kompensimi, 850 euro në muaj

Nisin aplikimet për bursa shkëmbimi për studime në Universitetin e Tuscia në Itali,  për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019. Universiteti i Tiranës ka  bërë publike procedurat e aplikimit për nivelet bachelor dhe master  në disa fusha si ekonomi, marketing, inxhinieri mekanike, inxhinieri industriale, shkenca politike, komunikim publik etj.

Sipas njoftimit të bërë  publik, studentët që përfitojnë nga programi “Erasmus +” nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës. Bursat në fjalë përfshijnë një kompensim prej 850 euro në muaj  për studentët, po ashtu aplikantët nuk do të paguajnë  kostot e udhëtimit shuma e kompensimit të të cilave varet nga distanca  dhe variojnë nga 180 deri në 1100 euro.

Universiteti i Tiranës ka shpallur listën e dokumentave të nevojshme  për  aplikim  për studentët  të nivelit bachelor dhe atyre master, në faqen e tij zyrtare, duke lajmëruar  si afat të fundit për aplikim datën  2 nëntor 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?