Nis faza e dytë e punësimit për 240 elektricistë në OSHEE. Ja kur mbyllen aplikimet

Nis faza e dytë e punësimit të 240 elektricistëve të rinj pranë OSHEE-së.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama theksoi se çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në moshën 35 vjeç mund të aplikojë në 12 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin.

“Nis faza e dytë për punësimin e 240 elektricistëve të rinj pranë OSHEE.
Çdo i ri ose e re, nga mosha 18 deri në moshën 35 vjeç, mund të aplikojë për të qenë pjesë e kompanisë në të 12 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin🤝🇦🇱
Aplikimet do të jenë të hapura për 30 ditët e ardhshme”, thotë Rama.

SHKARKO APP