Nis fundjava e nxehtë, policia: Kujdes me alkoolin
Policia Rrugore e Tiranës ka qenë në aksion edhe gjatë kësaj fundjave për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike.
Nga kontrollet bli të policisë u evidentuan nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj; Në rrugën “Konferenca e Pezës” u verifikua se shtetasi me iniciale I.Q 44-vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1,60 mg/l.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha” u verifikua se shtetasi me iniciale A.L 46-vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 2,30 mg/l.
Në rrugën “Marije Kraja” u verifikua se shtetasi me iniciale F.P 28-vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0,71 mg/l.
KOHA JONË SONDAZH

