Nis gjyqi i Fullanit, i kërkon Kuvendit dhe BSH 500 mijë euro dëmshpërblim

Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin e kerkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit.

Vetë Fullani nuk ka qënë prezent në Gjykatën Administrative, por përfaqësohej nga avokatët e tij Maksim Haxhia dhe Erinda Ballanca. Fullani kërkon gjysmë-milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga posti i guvernatorit nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi.

Avokatët e këtyre dy institucioneve kërkojnë që të mos pranohet kërkesë-padia e Fullanit, pasi sipas tyre është bërë jashtë afateve të përcaktuar nga ligji.

Ligji parashikon që padia të paraqitet brenda 45 ditëve nga vendimi i gjykatës, ndërsa Fullani e ka bërë padinë pas 17 muajve, argumentoi avokati i cili mbron interesat e Bankës Shqipërisë. Séanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill.

SHKARKO APP