Nis inspektimi në zonat e gjelbra. Ardi Veliu flet për mundësitë dhe përgjegjësitë e reja të qytetarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nisi inspektimet në zonat e gjelbra, pasi nga e hëna fillon monitorimi i tyre sa i përket qarkullimit të automjeteve, ndalimit të qarkullimit në parqe apo masave të reja lehtësuese.
Veliu thotë se në këto zona do të ketë pika kontrolli ku qytetarët që vijnë nga zonat e kuqe apo ikin drejt zonave të kuqe do të ndalohen. Po ashtu ndalohet edhe dalja në parqe.
”Mbas vendimit të marrë nga Komitetin Ndërministror për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelbra si Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd.
Sot jemi duke inspektuar veprimet konkrete nga dita e hënë nga Policia. Këtu është ndërtuar pika kontrolli që do të qarkullojnë në këto zona dhe do të ndalohet qarkullimi me zonat e kuqe.
Kjo zonë e gjelbër i përket kësaj krahine të zonës së gjelbër,”- tha Ardi Veliu për mediat.
Edhe kryeministri Edi Rama ndau lajmin për nisjen e inspektimit dhe monitorimit të zonave të gjelbra.
*Qytetarët e zonave të gjelbra do të kenë një mundësi të re, po edhe përgjegjësinë e re që të mbrojnë veten e të tjerët, në kushtet e një lehtësimi të madh krahasuar me pjesën tjetër të vendit!