Nis konkursi, 33 kandidatë për postin e Çakos

Ka nisur në ambientet e Akademisë së Sigurisë, konkursi i 33 oficerëve të lartë të policisë të cilët kërkojnë të marrin gradën ”Drejtues i Parë”.

Kjo gradë është kusht që më pas fituesit e këtij konkursi të mund të kandidojnë për të zënë vendin e lënë të lirë pas shkarkimit nga Haki Çako.

Konkursi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe nga 33 kandidatët vetëm 5 prej tyre do të mund të marrin gradën madhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkursi është me dy faza, me shkrim që ka nisur në mëngjes dhe me gojë. Në fazën e dytë do të kalojnë vetëm ata që e kalojnë fazën me shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?