Nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, ja i ftuari special

Ka nisur konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, ku më pas do të bëhet edhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu.

Pjesëmarrës në ceremoni është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetet Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë i është bashkuar edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Ditën e djeshme, ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u largua paqësisht nga detyra, ndonëse shprehu keqardhje për situatën ku ndodhet vendi. Ai tha se nuk do të bënte protesta për të kundërshtuar ardhjen e Ndreut në krye të bashkisë, pasi kështu do të hidhte poshte 16 vite punë në këtë institucion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?