Nis kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, kalimi me certifikatë vaksinimi dhe test negativ
Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pasi festuan festat e fundvitit, kanë nisur të kthehen në vendin fqinj. Në pikën doganore të Kapshticës përgjatë ditëve të para të janarit ka pasur fluks lëvizjesh drejt Greqisë.
Veç në 24 orët e fundit kanë lënë Shqipërinë mbi 3 mijë udhëtarë dhe kanë hyrë në vendin tonë 1 mijë qytetarë.
Për të hyrë në Greqi qytetarët veç pasaportës së vaksinës duhet të bëjnë edhe testin e shpejtë në doganën shqiptare. Gjatë kësaj javë autoritetet e kufirit presin që fluksi i qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë të jetë i lartë.