Nis me tensione Kuvendi. Berisha: Parlamenti, vendi i krimit. Sterkaj: Duhet të kishim futur në burg Berishën

Ka nisur sot seanca e Kuvendit. Rendi i ditës ka pasur çështjen e heqjes së imunitetit të deputetit Armando Prenga, i cili akuzohet nga Prokuroria për plagosjen e ndodhur të shtunën në Laç.

Në nisje të seancës, Berisha u shpreh se veç Prengës, Parlamenti duhet të mbajë qëndrim edhe për Kryeministrin që solli në Kuvend njerëz me precedentë penalë. “Deputeti nuk është në sallë, por ai përfaqsëohet nga Kryeministri Edi Rama, që e ka përdorur atë për të dhunuar deputetët e tjerë. Çfarë duhet të themi ne për deputetin që bën thirrje për mbjelljen e Kanabisit. Për Ministrin që lejon kanabisin. Për Paulin Sterkajn që qëlloi me qytën e pistoletës kreun e PD-së në Malësi të Madhe”,- tha Berisha.

Më pas ka reaguar deputeti Sterkaj. “Unë nuk e kam mbështetur krimin. Unë e kam luftuar. Por fjali sot është i këtyre këtu (drejtohet nga Qeveria) që nuk e futën në burg Berishën, por e lënë të shpif”,- tha Sterkaj. 

SHKARKO APP