Nis mësimi online edhe nëpër universitete: 2,000 studentët e parë fillojnë mësimin

Nis mësimi online edhe nëpër universitete. Diçka e tillë bëhet me dije nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një njoftim për media.

“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, njofton në rrjetin e saj social facebook Ministrja Shahini.

“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, – nënvizon Shahini.

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/649688562457107/

 

SHKARKO APP