Nis ndërtimi i nënstacionit elektrik të Çorovodës

 

Në kuadër të investimeve në sektorin energjitik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi punën për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në afërsi të qytetit të Çorovodës.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri inspektoi nisjen e punës për nënstacionin ndërsa theksoi se investimi do të jetë një nyje e rëndësishme e rrjetit energjitik.

Ndërkaq, nënstacioni i ri i OSHEE-së do të shoqërohet me ndërtimin prej OST-së të linjës 110 kilovolt nga Uznova në Çorovodë me vlerë 450 milionë lekë të reja.

Në cilësinë e të zgjedhurit të kësaj zone, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se Skrapari është kthyer në një kantier ndërtimi duke ju përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve për investime të reja.

SHKARKO APP