Nis ndeshja, ja formacionet e Shqipërisë dhe Kosovës

 

Sapo ka nisur përballja miqësore mes ekipeve kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë.

Teksa nga ana e tyre, trajneri Albert Bunjaku dhe Gianni de Biasi, kanë bërë të ditur formacionet e lojtarëve që do të luajnë mes tyre.

Kështu, në ekipin e Kosovës do të luajnë Siamir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Bersant Celina.

Ndërsa Shqipëria do të luajë me Berishën, Hysaj, Rrahmanin, Canan, Gjimshiti, Aliji, Bashën, Memushaj, Kaçe, Gashin dhe Sadikun.

Futbollistët e të dy përfaqësueseve kanë dalë në fushë dhe janë pritur në mënyrë madhështore nga tifozët që tashmë kanë mbushur shkallët e stadiumit të Prishtinës.

Atmosfera në stadium është fantastike dhe gjithçka është kuq e zi, teksa kanë nisur edhe minutat e para të ndeshjes … (vijon)

SHKARKO APP