Nis nga 1 tetori, sa lekë do të marrin pensionistët? Rritja mesatare do të jetë me…

Prej vitesh, rritje të pensioneve premton qeveria, dhe në të vërtetë, tani rritja sa do të jetë? Pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor. Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë. Në qytet, pensioni mesatar është 18 234 lekë. Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 748 lekë. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982 lekë. Sa i përket rritjes së pensionit në fshat,  është 11 051 lekë në fshat dhe rritja do të jetë mesatarisht 453 lekë, duke e bërë pensionin mesatar në fshat 11 504 lekë.

SHKARKO APP