Nis operacioni “Bregdeti ynë”, shembet objekti i parë në Velipojë
Ka nisur këtë të hënë operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Territorit për të shembur ndërtimet pa leje në zonat bregdetare. Ndërkohë është shembur objekti i parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë.
Aksioni do të vijojë Ksamili, ku janë parashikuar që të prishen 30 ndërtesa pa leje. Objektet që do të shemben janë 1 deri në 5 kate.
Operacioni”Bregdeti Ynë” për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare u njoftua javën e kaluar nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi publikisht se pronarët e ndërtesave pa leje t’i shembnin vetë objektet përpara se të niste aksioni ndryshe do të përballeshin me pasojat. Po ashtu Rama bëri me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim edhe për efektivët e përfshirë në korrupsion.