Nis pastrimi i bregdetit të Durrësit, në pritje të sezonit turistik
Rritja e temperaturave ka vënë në lëvizje strukturat vendore që të nisin punën për pastrimin e bregdetit, në prag të nisjes së sezonit turistik. Tonelata leshterikë nxjerrë nga dallgët kanë nisur të pastrohen në vijën bregdetare të Durrësit.
Puna është përqendruar në plazhin e madh të qytetit, ku sipas vendorëve sasi e leshterikut mbetet e madhe. Ndërhyrja për pastrimin bëhet gjatë natës, por problem mbetet venddepozitimi i tyre pas mbylljes së landfillit në Durrës.
Aksioni i pastrimit sipas vendorëve do të vijojë përgjatë gjithë javëve në vijim pa ndërprerje për të përgatitur një mjedis sa më të pastër për vizitorët vendas dhe turistët e huaj që pritet të frekuentojnë plazhet e Durrësit këtë sezon.