Nis pelegrinazhi në kishën e Laçit, me qindra besimtarë marrin pjesë në kishën “Shna Ndou”
14 marsi përkon me nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Prej orëve të para të ditës, me dhjetëra e qindra besimtarë kanë udhëtuar me kilometra për t’ju drejtuar vendit të shenjtë në Laç.
Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.
“Këtu e kemi besimin të gjithë ne, sepse fëmijët tani nuk i kemi në dorë se kanë ikur jashtë shtetit. Erdha këtu që t’i hapen rrugët se ka aplikuar për vizë”
“Vi shpesh këtu. Kam besim të madh, se janë bërë mrekulli pikërsht këtu dhe është vend i shenjtë”
“Sivjet ka ka ruajtur, na i ka pritur rreziqet, na ka ruajtur fëmijët se i kemi në kurbet prej hallit. Ka dasht’ Zoti me na ndihmu, dhe ju ndihmohtë edhe Ju o Zot”
Numri i lartë i besimtarëve që vinë në këtë vend të shenjtë tregon qartë se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe njerezit kanë shumë besim dhe shprese thoto Moter Mira Koleci.
Motër Mira Koleci, misionare e Klerit Katolik:
Mjafton të shikosh numrin e lartë të besimtarëve, dhe vizitorëve, atëherë flet vetë e gjithë kjo. Pasi përderisa vijnë të gjithë këtu, domethënë që ka diçka që i shtyn ata brenda. Dhe nganjëherë unë kam një pjesë shumë të fortë të Ungjillit që thotë: Feja e të tjerëve ndihmon dhe ata që vijnë për kuriozitet këtu. Sepse jo të gjithë vijnë se kanë një besim, por vijnë edhe për të parë. Dhe jam e bindur se dhe të tjerët kjo i bën të tjerët që të vihen në mendime se çfarë ka këtu? Ka diçka!
KOHA JONË SONDAZH

