NDESHJA LIVE/ Spanjë-Shqipëri 3 me 0
https://www.facebook.com/100022232689336/videos/124834874934268/
Spanja ka shënuar tre gola ndaj Shqipërisë deri tani.
Formacionet e Ndeshjes
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Spanja dhe Shqipëria do të përballen në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.
Shqipëria gjendet në vendin e tretë në Grupin G me 13 pikë, ndërsa Spanjë në pozitën e parë me 22 pikë, tri më shumë se Itali, përcjell Express.

Të gjitha kompanitë e basteve kuotojnë vetëm fitoren e Spanjës. Aktualisht Spanja, gjendet në vendin e 11-të në renditjen botërore të FIFA-s, por fakt është se për herë të fundit është mundur në shtëpi, në një ndeshje kualifikuese në vitin 2003. Disfata e iberikëve ka ndodhur në një ndeshje të luajtur më 7 qershor 2003, në Zaragoza, kundër përfaqësueses greke. Një takim i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Mirëpo, mjafton të shohësh rezultatet e kësaj përfaqësueseje në sfidat kualifikuese (Europian apo Botëror) brenda territorit të saj, për të kuptuar që është vërtet “furia e kuqe”. Në çdo ndeshje që zbresin në fushë, modeli dhe filozofia në futboll, e bën këtë ekip që të “fshehë” topin për rreth 70% të 90-minutëshit, thuajse kundër secilit ekip me të cilin përballen.

Megjithatë kuqezinjtë do të japin sot më të mirën në fushatë. Panuçi e ka ndeshjen ku do të tregojë vlerat e tij si trajnerë.
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga starti i ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë, në rrugët e Alikantes ka nisur festa. Në sfidën e sotme në shkallët e stadiumit do të jenë të pranishëm dhe tifozat shqiptar që do të jenë në përkrahje të djemve kuqeznj.
Ata e kanë nisur festën që në rrugët e qytetit duke ndezur atmosferën me këngë në mbështetje të kombëtares shqiptare. Sfida mes Spanjës dhe Shqipërisë do të luhet në orën 20:45.
https://www.facebook.com/tkz.al/videos/1610854458976971/
Ç’mendon trajnjeri Lopetegui?
“Shqipëria siguroi një kualifikim me nder për në Evropianin e Francës dhe në ndeshjen e parë me të ne vuajtëm për të fituar. Në ndeshjen me Italinë meritonte të fitonte. Është një skuadër që ka në përbërje lojtarë të talentuar, me shumë fizik dhe e rregullt në aspektin taktik”, ka deklaruar trajneri spanjoll Lopetegui.
Hija e referendumit
Gjendjes së tensionuar që ka nxitur referendumi për pavarësi i Katalonjës i trembet jo pak edhe pushteti lokal i Alikantes, qyteti në të cilin do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë. Për të qetësuar disi situatën, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Gabriel Etxabarri, i ka kërkuar tifozerisë që të evitojë vërshëllimat kundër futbollistëve që janë shprehur pro pavarësisë së Katalonjës.
“Duhet të inkurajojmë lojtarët tanë sepse për kombëtaren ne jemi të bashkuar. Duhet të demostrojmë bashkimin në futboll dhe jo vërshëllima që tregojnë përçarje”, u shpreh kryebashkiaku.
Telashet e Pique
Gjithmonë e më e vështirë është bërë situata për Gerard Pique në grumbullimin e fundit me kombëtaren. Stërvitjet e tij janë shoqëruar me kontestime, deri me thirrje për t’u larguar nga përfaqësuesja, gjë të cilën vetë mbrotjësi i Barcelonës në konferencën për shtyp e ka mohuar. Ai ka thënë se nuk ka asnjë paradoks që të duash pavarësinë e Katalonjës por njëkohësisht të luash edhe për Spanjën. “Ne Katalonjasit nuk e shohim Spanjën si një vend armik”, është thelbi i justifikimit të tij.
Me Spanjën, debuton “katalanasi” Balliu
Ashtu siç pritej trajneri i përfaqësueses kuqezi, Kristian Panuçi ka vendosur për një formacion mbrojtës, të paktën nisur nga indicjet e dhëna në seancat stërvitore të fundit, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë Spanjës.
Duke ditur nivelin e kundërshtarit, italiani duket se do ta zbresë skuadrën në fushë me një skemë 5-3-2 dhe emri i ri që bie në sy është ai i një shqiptari katalanas, Ivan Balliut.
Pritet që ish-lojtari i Barcelonës të debutojë me “kuqezinjtë” mbrëmjen e sotme në mbrojtje në krahun e djathtë, ndërkohë që përkrah tij do të jenë Agolli, Ajeti, Gjimshiti dhe Hysaj.
Sa i përket mesfushës, do të rikthehet Taulant Xhaka, por ndoshta edhe Ergys Kaçe, ndërkohë mesfushori i tretë pritet të ndahet mes Migjen Bashës dhe LedjanMemushajt.
Në repartin e avancuar, Panuçi ka vendosur të aktivizojë dy sulmues Armando Sadikun dhe Eros Grezdën.
Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë do të luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes, ku mendohet të jenë të pranishëm rreth 200-300 tifozë shqiptarë, ndërkohë që për të garantuar mbarëvajtjen e takimit janë angazhuar 350 forca të sigurisë private.
KOHA JONË SONDAZH

