Nis prishja e pallatit “të vdekjes” në Thumanë
Thumana është gjunjëzuar nga dhimbja për 22 jetët e humbura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Pasi viktimat u përcollën për në banesën e fundit, ku i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama, puna në terren vijon me pastrimin e zonës së dëmtuar.
Punonjësit në terren po punojnë për të shembur një nga pallatet 6 katësh në Thumanë, në të cilin humbën jetë njerëzish.
Për më tepër shihni pamjet që vijnë nga pallati, i cili është kthyer në gërmadhë.