Protestë e madhe kombëtare para kryeministrisë: Do të qëndrojmë ditë-natë në Bulevard!
Protesta e madhe kombëtare kundër rritjes së çmimeve jetike për familjet shqiptare po vazhdon para kryeministrisë.
Ndërkohë forca të shumta policie janë në gadishmeri me mjete hedhëse uji dhe gazi lotsjellës.
Zemërimi i protestuesve vjen se kryeministri Rama nuk po dëgjon për kërkesat e tyre, që sipas organizatorëve ai po tallet me hallet e familjeve që nuk ia dalin dot nga rritja e çmimeve.
Protesta po vazhdon. Pritet të shikohet se si do të vijojë në orët e mëvonshme. Parulla të shumta jo partiake janë në duart e tyre, të cilët kërkojnë që qeveria të shikojë zgjidhjen e atyre kërkesave të cilat janë ekzistenciale për familjet e shqiptarëve.
Nëse kryeministri nuk vendos sot ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë ditë-natë në bulevard. Por Rama po sot paralel me protesten tha se nuk ka asnjë shans të ulen taksat për naften. Disa folës thanë se duhet të bllokojmë sheshin para kryeministrisë, duke qëndruar për 24 orê. Mbetet të shikohet se si do te reagojë policia e shtetit.


KOHA JONË SONDAZH

