Nis rinovimi i lejeve të drejtimit në bazë të ligjit të ri

 

Sipas ligjit të ri, të dekretuar në fund të vitit 2014, kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet, që janë A, B, C, D, BE, CE, DE. Nga 1 janari 2016, në lejet e reja do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin, do të jenë të parët që do pajisen me këto kartonë, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës, shkruan shqiptarja.com.
Opsionet janë dy: qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar. 

SHKARKO APP