Nis seanca në Apel, Jamarbër Malltezi kërkon shuarjen e masës së sigurisë
Ka nisur këtë të mërkurë seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin që kërkon shuarjen e masës së sigurisë së arrestit me burg.
Sipas raportimeve, në nisje të seancës avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin e moszbardhjes në kohë të vendimit.
Mbrojtja pretendon se subjekti i ngritur nga Prokuroria e Posaçme pas hetimeve të dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, nuk ka asnjë element të veprës penale të korrupsionit dhe rrjedhimisht as pastrim parash.
Nga ana tjetër SPAK thotë se Jamarbër Malltezi është përfshirë në korrupsion dhe ka përfituar 5.4 milionë euro, gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, vjehërri i tij.
Nën hetim për këtë dosje me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” është edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.
E njëjta senacë u zhvillua më herët edhe për Sali Berishën.