Nis seanca për Balilin

Ka nisur këtë të hënë seanca tek Krimet e Rënda për Klement Balilin. ”Eskobari i Ballkanit” akuzohet e për ”mosdeklarim të pasurisë” dhe ”pastrim parash”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?