Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin Tomor Dosti
Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz.
Kjo minutë heshtje u mbajt me kërkesë nga Partia Socialiste. Në 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Sakaq, Partia Demokratike ka kërkuar edhe mbajtjen e 1 minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare.
Dosti ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

