Nis seanca plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri
Ka nisur seanca plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri, ku kandidat është Bajram Begaj, i propozuar ditën e djeshme nga 37 deputetë të Partisë Socialiste.
Seanca ka nisur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila ka lexuar raportin e vlerësimit të bërë nga ky komision mbi figurën e Begajt, ku tha se nga verifikimet ka rezultuar se Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur President i Republikës.
KOHA JONË SONDAZH

