Nis shembja e pesë shkollave të dëmtuara nga tërmeti, Ahmetaj: Do ndërtojmë të reja moderne, më 1 nëntor do jenë gati për nxënësit
Ka nisur shembja e pesë shkollave në Tiranë, Durrës, Vorë e në rrethet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndër të tjera, është vendosur të shembet edhe shkolla e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet, që siç u tha nga qeveria, ka pësuar dëmtime nga tërmeti.
“RINDËRTOJMË ? BASHKË
? NIS OPERACIONI I RINDËRTIMIT TË SHKOLLAVE ME PRISHJEN E OBJEKTEVE TË DËMTUARA NË 26 NËNTOR, TË CILAT DO TË NDËRTOHEN NGA THEMELET ME STANDARDET MË TË MIRA EUROPIANE?”, njofton Rama në “Facebook”.
Arben Ahmetaj: Jemi duke parë se cfarë do të bëjmë me pjesën e vjetër të Durrësit, kryesisht Amfiteatrin. Jemi duke parë edhe për të rregulluar infrastrukturën e dëmtuar në Durrës.
Edi Rama: Kemi laboratorë kimie, fizike, biologjie. Kanë të gjitha sallë të edukimit fizik, palestër me 400 metra katrorë. Ka mjete ndihmëse me tuatele. Zyrat janë rregulluar, edhe sallat e mësuesve. Kemi fushën multi-funksionale për futboll, basketboll, oborr për aktivitete po ashtu ka.
Elva Margariti: Shkollat kanë pajisje të mira dhe kanë një rregullim modern. Shkolla është ndërtuar në kodër. Kanë të gjitha ambjentet e nevojshme. Ndërhyrjet arkitektonike janë bashkëkohore
Edi Rama: Kjo situatë e krijuar sjell këtë organizim pune. Duhet futur patjetër elementi i kapacitetit dixhital, për të pasur një kombinim mes mësimit online dhe mësimit në shkolla, që derisa të mbarojë koronavirusi, të kemi turne javore, me një pjesë në klasë dhe një pjesë që vazhdon mësimin nga shtëpia. Duhen pajisur shkollat me laboratorë dixhitalë.
Arben Ahmetaj: Siç tha edhe drejtori i Fondit, besoj se brenda 1 nëntorit 40 shkolla do kenë mbaruar. Këtë afat që kemi vendosur ne do e ndjekim. Nxënësit do jenë brenda shkollave më 1 nëntor.