Nis shpërndarja e fishave të diabetit falas deri 25-vjeç

Ka nisur shpërndarja e fishave të diabetit falas edhe për studentët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç të prekur nga kjo sëmundje. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procedurën e rimbursimit të fishave për studentët, ku deklaroi se vendimi i Qeverisë për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë i kursen çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj me diabet, 1.6 milionë lekë në vit.

“Pas rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët deri 18-vjeç, tashmë fishat për matjen e glicemisë janë falas edhe për studentët dhe për të gjithë të rinjtë me diabet deri në moshën 25-vjeç. Jo vetëm i kursejmë çdo familje 12 mijë lekë të reja në muaj, por sigurohet një cilësi më e mirë jete për këta fëmijë dhe të rinj”, tha Manastirliu.

Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rimbursimit të fishave për fëmijët deri në 18-vjeç, me financim të buxhetit të shtetit me vlerë 7.5 milion lekë gjatë vitit 2018, financimi shtrihet edhe për të rinjtë që vuajnë nga diabeti. Një tjetër vendim i rëndësishëm që ka lehtësuar pacientët me diabet është ai i konsultave të specializuara online, nëpërmjet sistemit të Telemjekësisë. Me këtë sistem, pacientët nga rrethet nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për konsultën për përfitimin e penave të insulinës falas, duke siguruar shërbim afër vendbanimit dhe kujdes shëndetësor në kohë dhe me cilësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit me të rinjtë që përfitojnë falas fishat e diabetit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të vijojë zgjerimi i përfitimeve nga skema e rimbursimit, për të sëmurët kronikë që do të përfitojnë nga lista e re e barnave e vitit 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?