Nis sot shpërndarja e materialeve zgjedhore, komisionerët në trajnim

Komisioni qëndror i zgjedhjeve nis sot shpërdarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore për procesin zgjedhor të 21 qershorit.

Zëdhënsja e këtij insituticoni, Drilona Hoxhaj deklaroi dje  se në ndihmë të këtij procesi kaq të rëndësishëm për zgjedhjet erdhi edhe prodhiminë kohë dhe me të gjithë elementët e sigurisë të kërkuar nga Kodi Zgjedhor, i fletëve të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe kanidatët për këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë, ngafirma sllovene “Cetis”.

“Duke filluar që nga dita e nesërme, praditën e martë dt. 16 Qershor, KQZ nis shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore për procesin zgjedhor të 21 qershorit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shperndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këto fazë të procesit, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gadishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore, si kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë” tha Hoxhaj.

Gjithashtu, në zbatim të detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon trajnime me anëtarët e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë sipas programit të trajnimit, i cili është bërë tashmë publik dhe i është vënë në dispozion edhe partive politike.

SHKARKO APP