Nis sot shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit. 102 familje marrin banesat e reja

102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndarja e banesave të reja do të bëhet me short publik, ku familjet do përzgjedhin në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale.

Pas Bubqit, procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e banesave do të vijojë me Fushë Krujën dhe Thumanë.

102 familjet që marrin sot banesat e reja ndahen si në skenën më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Apartamente:

Swiss Digital Mobile Reklama

1+1 4 familje, pallate

2+1 5 familje, pallate

3+1 4 familje, pallate

Banesat individuale :

1+1 14 familje

2+1 36 familje

3+1 39 familje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?