Nis të hënën testimi për policët e rinj (VIDEO)

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj dha detaje në një prononcim për median për mënyrën e zhvillimit të testimit me shkrim të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme, që në sallën e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet të hënën dhe të martën.

Testimi me shkrim do të monitorohet me kamera, dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Polciisë së Shtetit, nga SHÇBA, Icitap e Pameca. Pas testim me shkrim që korrigjohet menjehere me skuantron do jetë testi fizik dhe ai psikologjik.

“Si drejtor i Akademisë së Sigurisë por dhe në emër të Policisë së Shtetit i garantoj të gjithë aplikantët gjë të cilët ata do ta vërtetojnë edhe vetë se porcesi do jetë tërësisht transparent dhe me mundësi zero për abuzim”, tha Mema.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?