Nis trajnimi për helikopterët “Black Hawk”

Teknikët e Forcës Ajrore nisën trajnimin nga kolegët e tyre amerikanë për helikopterët e rinj “Black Hawk”, që pritet të hyjnë në përdorim të Forcave tona të Armatosura. Teknikët shqiptarë u njohën me njohuritë bazë të procedurave të fluturimit, të cilat janë të ndryshme nga ato me të cilat ata punojnë përditë. Kreu i ekipit të ushtarakëve amerikanë, të cilët nisën trajnimin e teknikëve tanë, shpjegoi natyrën e këtij trajnim si dhe vlerësoi aftësitë e teknikëve të Forcës sonë Ajrore.

”Ata po mësojnë aftësitë themelore për t’u përgatitur për një strukture te re fluturimi, e cila do të vijë shumë shpejt. Ata kanë punuar me shumë struktura helikopteri, çka tregon që kanë aftësi vërtet të mira dhe na ndihmon t’i përdorim të gjitha këto aftësi për kornizën e re ajrore. Ende ka nevojë për trajnim specializues, si për kornizën e re ajrore, ashtu edhe për pjesën elektrike, karakteristikat e motorit. “Black Hawk” ka një motor T700, i ndryshëm nga helikopterët që keni tani. Nuk ka asgjë përtej aftësive të tyre që mund të mos e bëjnë, thjesht ka karakteristika të ndryshme nga korniza aktuale ajrore”,-u shpreh nënkolonel Lance Allred nga Forca Ajrore e SHBA në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?