Nis ulja e temperaturave deri në 10 gradë

Nesër merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

“Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë”, thonë meterologët.

Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit. “Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius”, thonë meterologët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?