Nis vaksinimi i mësuesve! Shumë prej tyre refuzojnë injektimin me “AstraZeneca”

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë ka nisur ditën e sotme procesi i vaksinimit në disa shkolla të vendit tonë. Por në një kohë që shumë vende po e pezullojnë vaksinën AstraZeneca pas rasteve të raportuara për mpiksje gjaku dhe ulje të trombociteve, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë vaksinë ta përdorë për mësuesit.

Por ajo që bie në sy, në qytetin e Beratit dhe Gjirokastrës është numri i pakët i mësuesve që duan të vaskinohen, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e ka refuzuar këtë vaksinë. Për të gjithë ata që refuzojnë vaksinimin do të plotësohet një formular me të dhënat e tyre personale dhe arsyen se përse e refuzojnë vaksinimin.

SHKARKO APP