Nis vaksinimi kundër COVID në vendet e BE. Ja sa doza ka marrë çdo shtet

Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.

Vendet e BE kanë nisur sot vaksinimin e qytetarëve kundër koronavoriusit. Kjo javë është fillimi i një fushate që do të zgjasë të paktën deri në fund të vitit. Të dhënat e para të mediave europane flasin për një shpërndarje jo  të rregullt të dozave. Kështu, Gjermania, Franca dhe vente të tjera kanë arritur të sigurojnë sasi më të mëdha vaksinash se shtetet e tjerë. Në Ballkan, Serbia ka arritur të sigurojë dozat e para. Ndërkohë Greqia ka nisur dy ditë e fundit vaksinimin.

Gjermania ka nisur sot vaksinimin me 150 mijë doza.

Italia ka marrë dozat e para që janë 9750. Dozat e tjera do jenë nga 470 mijë në çdo javë.

Franca ka nisur që nga dhjetori vaksinimin me 19500 dozat e para.

Spanja do të përdorë 350 mijë doza në javë. Vaksinimi ka nisur sot.

Portugalia deri në fund të këtij vitit do të ketë 80 mijë doza.

Rumania, Çekia, Slovakia dhe Bullgaria kanë siguruar nga 10 mijë doza. Njësitë e para kanë mbërritur në 26 dhjetor.

Hungaria ka siguruar 35 mijë doza.

Danimarka ka marrë sasinë e parë prej 40 mijë dozash.

Norvegjia dhe Suedia kanë marrë nga 10 mijë doza.

Zvicra edhe pse nuk është vend i BE ka siguruar 107 mijë doza vetëm në nisje të procesit.

SHKARKO APP