Nis vaskinimi i efektivëve të policisë në stadiumin “Air Albania”

Sot është ditë a shtatë e vaksinimit masiv në vend.

Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid forcat e policisë.

Procesi do të nisë nga Tirana në stadiumin “Air Albania”.

Ndërkohë, numri i të vaksinuarve në vendin tonë arriti shifrën 172 486 ditën e djeshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë po ndjek planin e vaksinimit të kombinuar.

Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar. Pra në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu.

SHKARKO APP